Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, i cili është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të presidentit Florentino Perez. Sipas raportimeve, bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit spanjoll kanë nisur tashmë, ndërsa klubi madrilen është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë deri në vitin 2030.
Manchester City mbetet i vendosur për ta bindur Rodrin të rinovojë kontratën, por një rikthim i tij në La Liga tashmë shihet si një mundësi reale. Rodri, i cili u rrit te akademia e Atletico Madridit, është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2019 dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
