Shpërndaje në: Mesazhet e paraqitura në gjykatë mes këngëtarit D4vd dhe 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, për vrasjen e së cilës ai akuzohet, zbulojnë se e mitura kishte mbetur shtatzënë dhe kishte kryer abort para se të humbte jetën, shkruan BBC të shtunën.
Bisedat u shfaqën gjatë seancës fillestar në Los Angeles, ku gjykatësi po shqyrton nëse këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, do të dalë në gjyq për vrasjen e të miturës.
Sipas prokurorisë, në qershor të vitit 2024, kur Celeste ishte vetëm 13 vjeçe dhe Burke 19, ajo i kishte shkruar: “Po sikur aborti i parë të mos ketë funksionuar?” Prokurorët pretendojnë se Burke e vrau vajzën pasi ajo e kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e tyre dhe abuzimin seksual, gjë që, sipas tyre, do t’ia shkatërronte karrierën.
Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe abuzim seksual ndaj të miturës. Në një tjetër shkëmbim mesazhesh nga janari i vitit 2024, Burke i kërkonte falje 14-vjeçares, duke i thënë se i vinte keq që e kishte “vënë në këtë situatë”. Ajo iu përgjigj: “Asnjëri prej nesh nuk është në gjendje ta rrisë dhe të kujdeset për foshnjën.
Është më mirë kështu, apo jo?” Edhe Showbiz 3 muaj më parë 14-vjeçarja për vrasjen e të cilës akuzohet D4vd ka vdekur nga plagët me mjet të mprehtë Më pas, Burke e pyeti: “Edhe diçka… Nëna ime gjithmonë më ka thënë ta bëj këtë pyetje nëse ndonjëherë gjendem në këtë situatë… Është i imi, apo jo?” Celeste iu përgjigj: “Sigurisht që është i yti, David”.
Këto mesazhe u lexuan në sallën e gjyqit si pjesë e provave të paraqitura nga prokuroria .
