Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja Olivia Wilde ka pranuar se është e habitur nga drejtimi që ka marrë jeta e Elon Musk, duke thënë se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë transformimin e tij. 42-vjeçja, në podcastin “The Louis Theroux Podcast”, ka kujtuar se e kishte takuar miliarderin vite më parë, kur SpaceX sapo kishte hapur selinë në Los Angeles, ka shkruar Variety.
“Sot kam vërtet shumë pakënaqësi ndaj tij. E takova shumë vite më parë dhe nuk do ta kisha parashikuar kurrë rrugën që do të ndiqte. Më dukej një njeri shumë i zgjuar”, ka thënë ajo. Wilde ka treguar se Musk kishte shprehur interes për të mbështetur financiarisht një organizatë humanitare ku ajo ishte e angazhuar në Haiti, e cila ndërtonte shkolla dhe spitale.
“Ai dhuroi një shumë parash dhe për këtë jam mirënjohëse, por gjithmonë më ka lënë disi të hutuar”, ka thënë ajo. Edhe Showbiz 3 j. më parë Seth Rogen zbulon cila aktore ka hequr dorë nga roli kryesor në filmin e vitit 2007 “Knocked Up” Artistja ka thënë se e ka të vështirë të kuptojë edhe bindjen e Musk se bota ka nevojë për më shumë njerëz.
“Më habit ideja e tij se nuk kemi mjaftueshëm njerëz dhe se bota mund të përballojë edhe një miliard banorë të tjerë”, ka thënë ajo.
