Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit koreano-jugor, Lee Kang-in, nga Paris Saint-Germain. 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll deri më , duke u rikthyer kështu në La Liga, ku më parë ka luajtur me Valencian dhe Mallorcën.
Në njoftimin e klubit, Atletico e vlerësoi Lee Kang-in për aftësitë e tij teknike, vizionin në lojë, kontrollin e topit, pasimet e sakta dhe gjuajtjet e fuqishme. Mesfushori mund të luajë si organizator i lojës, por edhe në të dy krahët e sulmit. Gjatë dy sezoneve me Paris Saint-Germain, reprezentuesi i Koresë së Jugut zhvilloi 124 ndeshje , shënoi 16 gola dhe regjistroi 16 asistime .
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
