Shtysën për të shkruar këtë tregim të jetuar,ma ka dhënë së pari ,FAN NOLI që ka thënë:” Përpiquni të shkruani mbi ato që kini provuar vet në jetë,por pa fshehur asgjë, sepse librat më të mirë që janë shkruar deri sot,janë pikërisht librat autobiografikë”. Dhe ja edhe një porosi tjetër. Këtë radhë flet teologu,poeti dhe aktivisti social amerikan,THOMAS MERITON. Ky shkruan:”
Çdo moment dhe ngjarje e jetës të çdo njeriu mbi tokë,mbjell diçka në shpirtin e tij”. Dy shtysa janë shumë dhe ja,ç’më ka ndodhur. * Unë me profesion jam mësues dhe,për çdo lexoni më poshtë, ka ndodhur nga marsi i vitit 1991 deri në tetor të po këtij viti.
Kisha 32 -vite në arsim dhe në vitin shkollor 1991-1992,isha drejtor në shkollën 8-vjeçare në fshatin tim MBROSTAR-URA në rrethin e FIERIT. Ndërkaq,sa qe përmbysur pushteti i vjetër,unë qeshë aktivizuar në rreshtat e PARTISË DEMOKRATIKE dhe qeshë një nga kandidatët për deputet të PD në zonën time elektorale. Nuk fitova as unë dhe asnjë nga 19 të tillë që kishte FIERI.
Kryesia e PD në FIER,në votimet pluraliste për pushtetin lokal,më emëroi KRYETAR të KOMITETIT EKZEKUTIV PLURALIST për Rajonin nr.1 në FIER. Unë përfaqësoja PD dhe në zyrë me mua,sekretarja që përfaqësonte Partinë Socialiste. Është vendi këtu që të them fjallën time për sekretaren. Sado opozitare qe shumë luajale.
Jo vetëm e justifikonte detyrën,por meriton që ta përmend me emër: ADELINA,sado nuk e di se ku je, të paftë ZOTI në çdo çap të jetës! Zyra jonë e punës ishte në pallatin ku ishin zyrat e fermës apo ND.B.”ÇLIRIMI”,një nga më të mëdhatë e vendit. Pa u futur mirë në zyrë,vërshuan nevojtarët. Kërkesat e tyre qenë jetike: kërkonin punë,truaje për të ndërtuar dhe kërkesa më akute:shtëpi.
Disa nuk kishin shtëpi fare dhe disa se jetonin dy familje të ndryshme në një hyrje. Kishte dhe alabakë rrugësh apo ish të burgosur ordinerë që në emër të demokracisë shfrynin,ofendonin apo kërcënonin dhe me jetë sikur unë dhe ADELINA aq e mirë,t’i kishim burgosur apo të kishim mbyllur dy familje në një hyrje?!
Sado “banale” disa nga kërkesat apo ankesat,mos u mërzisni nëse do rrreshtoj disa na ato. – Ti je kryetari? -Po. Unë jam. – Ma ha… Tjetri,çau kordonin e nevojtarëve dhe,sa më pa mua dhe ADELINËN,tha:- Dilni nga zyra se që tani e tutje kjo zyrë është imja(sikur t’ia kish lënë babai).Në dorë mbante një dryn të madh sa një patkua kali. Dilni,-urdhëroi, U mundova t’ia zbutë disi urdhërin.
I thashë se zyra është e shtetit;në të ka dokumente dhe një arshivë të tërë,por”kapoja” i preu drutë shkurt:- Ore ti nuk më njeh,por unë rrobat i kam atje në burg,lidhu me degën( kimisariati tani) dhe të thonë kush jam unë. Dil,- tha mos të mbyll me atë çupën e botës brenda që të lëshë kokrrën e namit. -Dil ti.i them ADELINËS dhe”kapoja” hyri brenda. Pas një orë debati,iku.
Po nuk mbaroni presionet: njëri o do më japësj shtëpi,ose do të vrasë. Tjetri qe më i “butë”:- Shtëpi a do të zë me fllacka në mes të qytetit? Ditët kalonin,por “samari i halleve” mbi kurrizin tim,nga dita në ditë, shtohej, Sa të drejtë ka patur STENDALI,kur shkroi:” Pushteti të lë pa kohë të lirë dhe të prishë gjumin”. Unë u binda që e bleva belanë me para,kur pranova këtë detyrë.
Sado që prisha zyrat e fermës dhe strehova disa familje;sado që ndërtesën e konviktit në shkollën bujqësore e ktheva në banesa familjare,trysnia e kërkesave i ngjante një lumi gati në vërshim. Një herë bukë nuk po haja rehat dhe gjumin po e bëja me copa. * Po ç’hyn ZENELI i MIGJENIT në tregimin tim jetësor? MIGJENI ka qenë gjeni. Ai e ka parashikuar të ardhmen e nxënësit ti tij,ZENELIT.
Ndodhi që gjatë jetës, në regjimin tjetër, rinjihemi me ZENELIN e MIGJENIT. Ky paska marrë pjesë në luftë për çlirimin e vendit dhe partia e ka dërguar si student në shkollën e partisë në Tiranë. Përkon që mësues letërsie në këtë shkollë është një PROFESOR ne emër:PROFESORi i shquar NONDA BULKA.
Atë ditë PROFESORI po fliste për MIGJENIN (profesori shquhej për humorin e vet) dhe thotë;-Sot do flasim për ZENELIN e MIGJENIT dhe,sa hedh sytë mbi regjistër, ngre studentin ZENEL. Ngreu dhe na i lexo “skicën”. Studenti,u ngrit,po në vend të kexonte, u mbyt me lot. -Profesor,- ndërhyri dikush,- po ky është vetëdora,ZENELI MIGJENIT!!!
Tani qau PROFESORI me këtë përkim dhe,për ta përjetuar,shkroi skicën letrare”DY ZENELAT”. Dhe më tej:ZENELI është ZENEL ISLAMI nga PUKA,për të cilin MIGJENI thotë: “…pjesa ime fataliste e ndërgjegjes më thotë:-Lëne ZENELIN të bëjë jetën e tij stërgjyshore,se me ba vaki me ardh në pushtet dhe nuk mujt me i ndihmue njerëzit e shtresës sëvetë, ka me u hedhë në greminë”!!!
Fatkeqësisht,kështu ndodhi. ZENELI I MIGJENIT alias ZENEL ISLAMI që në krye të pushtetit në ELBASAN dhe,kur festohej 10-korriku,si DITA E KRIJIMIT të USHTRISË POPULLORE, vrau veten. I biri,BEDRI ISLAMI,shkrimtar e gazetar,thotë që e vranë.
Unë nuk hyj në”hulli” të tjera,por më alarmon ky përkim kaq tragjik. * Ka kaluar mbi katër muaj me kërkesa,me kërcënime e presione dhe,dalëngadalë,po mendoj të jap dorëheqje. Trokiti dera dhe,sa thashë :-Hyr, dha ballë një burrë rreth 60-70-vjeçar,Fytyrën e kish brazda-brazda,si një çopë tokë e pluguar rëndë. – Urdhëro,- i them. Përsa je munduar?
Më tha:- Jam Sherifi dhe qeshi pak si trishtueshëm. Mirë Sherif,përse ke ardhur? Tani,tjetri, u pematua dhe tha: -Po unë jam SHerifi! Jam SHerifi i”shahut”!!! Tanimë nuk e doja veten. KY,SHERIFI i”shahut” është kosovar dhe shok imi për 4-vjet në Shkollën Pedagogjike”LUIGJ GRAKUQI” në ELBASAN.
Kur ishte në shkollë, qe kampion i shahut në shkollat e mesme dhe veç shahut që si akrobati i lindur. Më kujtohet që në Palestrën e Shkollës sonë,ato kohë,vinte bënte stërvitje MJESHTRI i SPORTIT,BUJAR BUJARI, që i vinte notën pesë ( pesa ishte nota më e lartë në vlerësim) Sherifit. Unë e shoh tani pas 32-vjetësh të shpërfytyruar sa dukej jo 50-vjeç sa ishte,po afër 70-vjeç. .
Nuk e fala veten për kujtesën shterpë, por siç mora vesh, ai sapo kish dalë nga burgu ku e kishin tortuar dhe dhunuar aq,sa nuk kish mbetur qoftë dhe një dëshmi nga ai kosovari bukurosh si mjehtërshahu e akrobat i lindur. E kishin futur në burg Se”mund të arratisej” se qe”agjent” i dërguar UDB-ja. Kishte ardhur këtu,qe pa plangë e shtëpi,dhe kërkonte punë.
I tregova se isha në ikje e sipër dhe dukej sikur dhe unë kisha faj për atë që i kish ndodhur, Sa u ndava me të, futa një letër të bardhë mbi makinën e shkrimt dhe shkrova me gërma kapitale:-JAP DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME”! I vura firmën dhe drejt dhe tek KRYETARI i PD në rreth. Ky u orvat të ma kthente,por i thashë:- Kam mallkuar veten që pranova një punë që nuk e bëj dot.
Pushteti për mua është kalë që më hipën mbi shpinë. Kam shtyllëlurrizore të brishtë dhe”kali i pushtetit” ma theu. U ktheva në arsim dhe shpëtova nga “andrallat”. Më çuditin pushtetarët që nuk japin dorëheqje dhe ca më shumë ata që kanë qenë në pushtet dhe tentojnë të ulen prapë në karriken e pushtetit.
