Nuk ka mallkim më të madh se sa të lindësh dardano-arbëror , të rritesh si dardano-arbëror dhe në fund të të mbulojnë me flamur arab apo turk dhe me vargje të huaja ideologjike fetare. Turp se në çfarë gjendje e kanë sjell shtetin e Kosovës. Kosova është shtet laik dhe europian e jo islamik.
Askush nga idealistët e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) , as presidenti historik Ibrahim Rugova, e as ushtarët e lirisë nuk kanë derdh djersë e gjak dhe nuk kanë luftuar për një shtet fetar, por për liri, pavarësi dhe integrim në familjen europiane.
Nuk ka flamur ma të bekuar se flamuri me shqiponjën dykrenare në sfondin e kuq i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) , flamur që na bëri me identitet kombëtar e shtetëror dhe u bë flamurtar i mbrojtjes së civilizimit europian.
