Policia serbe hyn në territorin e Kosovës, Koci: Arrestoi një person

0%

Një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, ku tha se bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1997.

Sipas Kocit, informacionin e ka marrë nga një person, identitetin e të cilit e ka konfirmuar, ndërsa i riu vazhdon të mbahet në ambientet e policisë në pikën kufitare. Postim i plotë: NJË I RI NGA KOSOVA NDALET NGA POLICIA SERBE NË HORGOSH!

Një i ri nga Kosova, i lindur në vitin 1997, është ndaluar sot nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë. Informatën e kam pranuar nga një person, identitetin e të cilit e kam konfirmuar. I riu ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin nuk kam informacion të konfirmuar për statusin e tij procedural. Ajo që di deri tash është se, gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Sipas burimit tim, i riu NUK e ka ditur se emblema ndodhej aty. Në veturë janë gjetur edhe disa monedha të argjendta. Deri tani, sjellja e policisë serbe ndaj tij ka qenë korrekte.

Për momentin nuk po e bëj publik identitetin e të riut. Po e përcjelli rastin. Nëse ka diçka të re dhe të konfirmuar, do t’ju njoftoj.

Burimi: Bota Sot