Gjendet municion në Izvor të Novobërdës, dyshohet që është nga lufta

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Izvor të Komunës së Novobërdës është gjetur municion që dyshohet që është nga lufta e fundit. Për rastin, sipas Policisë, është njoftuar edhe prokurori kompetent. “Është raportuar se dëshmitarja femër kosovare, derisa kishte qenë duke i kullotur bagëtitë në pyll, kishte hasur në një sasi të fishekëve.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr 233 copë fishekë të vjetër të vendosur në shirit, të cilët dyshohet se kanë mbetur nga lufta e fundit në Kosovë” – thuhet në njoftimin e Policisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me autorizim të tij përpilohet shënim zyrtar në nivel stacioni.

Burimi: Kallxo