Sulmuesi që shënoi golin e parë të Shqipërisë në Europian

0%

“Legjendat Flasin” e FSHF.org këtë herë janë fokusuar në lojtarin, i cili shkroi më gërma të arta emrin e tij në historinë e kombëtares sonë. Armando Sadiku ishte personazhi i trajtuar në takimin e radhës të rubrikës së përjavshme, e cila risjellë në vënmendjen e publikut lojtarët simbol të Shqipërisë.

Në një rrëfim të sinqertë dhe plot emocione, Sadiku ndalet te hapat e parë në futboll, ëndrra për t’u bërë një futbollist i madh dhe rrugëtimi i tij profesional, që nga pezullimi dyvjeçar e deri te eksperiencat në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe Indi.

Ish-sulmuesi kuqezi kujton me nostalgji ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimin me fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në shkurt të vitit 2012. Një vend të veçantë në rrëfimin e tij zë edhe Europiani 2016, ku Shqipëria shkroi historinë me pjesëmarrjen e parë në një fazë finale, ndërsa Sadiku ishte autori i golit të paharrueshëm të fitores ndaj Rumanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ëndrrat e një fëmije nga Elbasani deri te momentet që e bënë pjesë të historisë së futbollit shqiptar, Armando Sadiku sjell një rrëfim frymëzues në episodin më të ri të rubrikës “Legjendat Flasin”.

Burimi: Bota Sot