Lirohet shtetasi i Kosovës i ndaluar në Horgosh, njofton avokati

0%

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në pikën kufitare në Horgosh i riu për të cilin kishte bërë thirrje më herët për ndihmë. Përmes një postimi, Koci ka shprehur kënaqësinë për lirimin e tij, duke thënë se kontributi i tij në këtë rast ishte modest, por i rëndësishëm në momentin e duhur.

Sipas Kocit, i riu është i lindur në vitin 1997 dhe tashmë ndodhet i lirë, ndërsa procedurat lidhur me rastin do të vazhdojnë. Postimi paraprak i Kocit Postimi i Kocit: U lirua! I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh. I lumtur sa s’ka! Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur. Djaloshi është i lindur në vitin 1997.

Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe. Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot