“Është një tragjedi e rëndë”/ Çifti Plaka në Roskovec u vra me armë

0%

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Një 35-vjeçar, Nertil Buzi, qëlloi për vdekje me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, dhe më pas u vetëvra. Sot familjarë, miq dhe qindra banorë po i japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, Arben dhe Belere Plaka në varrezat e fshatit. “Është tragjedi e rëndë, s’kemi çfarë të flasim.

Se besonim se do përfundonte deri këtu. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Çfarë të themi më tepër. Edhe familjen e autorit i njohim. Ata kanë pasur shkuarje si krushqi”, është shprehur një ngha banorët e fshatit. “Duhet t’i kishin rregulluar më para muhabetet. U shua një shtëpi.

Nuk ishte gjë e mirë, ikën në moshë të re”, shtoi një tjetër pak para përcjelljes për në banesën e fundit të çiftit Plaka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot