Milionat në pyetje, ja sa para pritet t’i fitojë shqiptari nga dueli

0%

Milionat në pyetje, ja sa para pritet t’i fitojë shqiptari nga dueli me Anthony Joshuan Mbrëmjen e sotme, boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet në ring për sfidën më të madhe të karrierës, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xheda të Arabisë Saudite.

Përveç rëndësisë sportive, dueli do t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për këtë përballje vlerësohet në rreth 5 milionë funte.

Nga kjo shumë, Anthony Joshua pritet të arkëtojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Kristian Prenga rreth 1 milion funte, megjithëse organizatorët nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto shifra. Për Prengën, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Promotori amerikan Lou DiBella ka bërë të ditur se boksieri shqiptar do të paguhet me një shumë të madhe, duke theksuar se kjo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që ai ka përfituar më parë. Duhet cekur që të ardhurat e të dy boksierëve do të rriten edhe më shumë nga elemente dytësore, në veçanti nga marketingu.

Burimi: Bota Sot