Edi Rama mblodhi të premten, , në sallën e Pallatit të Brigadave, ligjërisht kompleks shtetëror dhe jo partiak, mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.
Ashtu siç pritej, por edhe shumë ngjashëm si Enveri, edhe në këtë takim, por më shumë se të mëparshmit e këtij viti, ndoshta nga presioni i protestave mbarë qytetare mbi 50 ditëshe, ai shtoi dozat e autokritikës, të pranimit të disa dobësive dhe përgjegjësive të partisë dhe të qeverisë, sidomos në përmbushjen e shumicës së detyrave dhe premtimeve të moçme e “të thinjura” nëpër dosje e sirtarë.
Njëherazi, ai përdori si asnjë herë më parë gjatë 13 viteve të qeverisje-mbretërimit të tij, edhe fjalët e harruara jo vetëm prej tij në fjalime, deklarime, intervista, podcaste…”besë” dhe “betim”.
Pas një breshëri me lot krokodili, me ndjesa dhe premtime të reja për “kthesë”, ai nuk harroi ti sfidonte protestuesit dhe shumicën e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, që i kujtojnë dhe kërkojnë dorëheqjen sa më të shpejtë, me deklarimin e vendosmërisë së tij për të vazhduar ti mbajë jo vetëm me thonjtë e dhëmbët e tij të dy fronet e pushtetit apo të simbretit!?
Kështu, për shumicën e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, që janë të ngarkuar apo të interesuar për 1001 problemet, punët, hallet 84, 35 apo 13 vjeçare të Shqipërisë, takimi i 24 korrikut 2026 i Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar të PS-së, nuk pati asgjë të re e për tu mbajtur gjatë ndërmend.
Mund të quhet si risi vetëm kokëkrisja e Erion Braçes për tia ngritur SHEFIT për disa minuta dozën e nervozizmit e të zemërimit apo edhe të bindjes se edhe ky Erioni po ia bën borxh që ta flalë nga një dritare apo derë e partisë, për tu bashkuar me tufën e të tjerëve që ai i ka dëbuar nga PS apo kanë ikur “me dëshirën e vet të lirë”ose për moshë, domethënë mplakje.
Të bindur edhe më shumë apo plotësisht nga ky takim si dhe nga konsumimi i shpeshtë nga dopio kryetari i fjalëve “besë” e “kthesë”…, disa anëtarë dhe ish anëtarë, pushtetarë dhe ish pushtetarë të partisë së vet, që e njohin shumë mirë apo popullorçe, me dhëmbë e dhëmballë e nga ato që ka në mes shalë dhe nën kurriz, parë në plazhe publike apo korridore të kryeministrisë; të tjerë që e njohin qysh nga vitet e studentllëkut dhe profesorllëkut si dhe më vonë, si kryetar i Bashkisë së Tiranës si dhe si njeri, si familjar, si politikan, si pushtetar…; sidomos ata që janë viktima të premtimeve, “harresës” dhe mosmirënjohjes së tij, thuajse gjenetike, thanë se “besa” dhe përbetimet e Edi Ramës janë “të kthjellta” ngjashëm si ujët e Lanës…!?!
Ato nuk ia kthjellojnë më shumë as përkujdesjet e përpjekjet; as vërejtjet dhe kritikat e pambukta apo të sfungjerta, publike dhe konfidenciale të Elisa Spiropalit e të Erion Braçes e të ndonjë tjetri në koifidencë!
Nëse Edi Rama “të jep besën”, qoftë edhe publikisht, përgatitu dhe ruhu se shpejt apo ca më vonë, se do të të japë nga posti…shkelmin apo fshesën, pa vrasje fare në ndërgjegje se këtë e bën pabesisht! Ndërsa kur “jep besën” në fjalime apo takime partiake ose qeveritare, ruhu e përgatitu se shpejt a vonë do të përjetoni mashtrime e zhgënjime!!!
Pra, kur Edi Rama jep fjalën, mos prisni të therë djalën, por, e shumta, mund të kritikojë me buzëqeshje …Ulsi Manjen, Linda Ballukun, Olta Xhaçkën…!
Po sipas socialistëve të moçëm, që e njohin me dhëmbë e dhëmballë, nga çerdhja, kopshti, shkollat, spitalet, trotuaret e Parisit; nga sallat e ekspozitave dhe të takimeve ndërkombëtare…, “besa” dhe “kthesa” e Edi Ramës mund të përjetohen me të vërtetë, ngjashëm sikur në vend të rreth 1 milionë shqiptarëve të ikur nëpër vende të Perëndimit gjatë 13 viteve të qeverisjes së tij, të vijnë rreth 1 milionë njerëz prej Jupiterit, Saturnit, Marsit, Hanës e nga ndonjë planet tjetër i banueshëm nga njerëz- alienë në gjithësi…!?
Një burim shumë i informuar nga një tufë socialisto- edramistësh pretendon se Edi Rama ka bërë, fillimisht në vetvete e pastaj me disa besnikë për kokë, edhe një betim: “Shqipërinë ta shesim dhe falim copa- copa, sa të ikin të gjithë shqiptarët nga të katër anët e botës së Perëndimit e ku tu dojë koka!
Këtu të mbetemi vetëm ne, me familje, me qeveri, oligarki, investitorë strategjikë…Edhe me disa tufa roje, me uniforma ose civilë, gardistë, shish-as, patronazhistë, që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për kokat dhe jetët tona, kuptohet, me gjithë pasuri e prona!
Kështu, duke e bërë Shqipërinë si vend e si shtet ferr për shumicën e shqiptarëve, që kruajnë gjithë ditën xhepat, hundët, ato mes shalëve…dhe parajsë vetëm për ne dhe bosë të huaj, sidomos ndraghetas, arubas, rusë, izraelitë…, u bëhet mirë edhe miqve dhe aleatëve tanë në Izrael, Serbi, Greqi si dhe Xhorxhit dhe Alexit në AMERIKË…!
