Shqiptarët mbushin sheshet për dorëheqjen e tij, Rama pranon

0%

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e djeshme në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të grupit të PS protestat që vijojnë prej 55 ditësh në Tiranë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

Rama ka pranuar se administrata e tij është e korruptuar, dhe kjo sipas tij është “pika” që derdhi gotën dhe mbushi sheshet me qytetarët që protestojnë sot kundër tij. Ai ka kritikuar mënyrën se si Partia Socialiste ka komunikuar me qytetarët, duke pranuar se shumë prej mesazheve të mazhorancës janë perceptuar si arrogante.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim sepse fitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati.

Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para.” , tha ai.

Burimi: Bota Sot