Tre alpinistë humbin jetën nga i nxehti ekstrem në Kanionin e Madh

0%

Tre alpinistë kanë humbur jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Grand Canyon në shtetin amerikan të Arizonës, pasi u goditën nga temperaturat e larta gjatë ecjeve në shtigjet malore. Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë një burrë 72-vjeçar, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare, të cilët u sëmurën gjatë ngjitjeve në shtigjet South Kaibab dhe North Kaibab.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, të tre ndërruan jetë para se të merrnin ndihmën e nevojshme. Temperaturat brenda Grand Canyon mund të kalojnë 43 gradë Celsius, madje edhe në zonat me hije, duke e bërë ecjen veçanërisht të rrezikshme gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Shërbimi Kombëtar i Parqeve të SHBA-së ka bërë thirrje për kujdes maksimal, duke u rekomanduar vizitorëve të shmangin ecjet nga ora deri në , kur temperaturat arrijnë kulmin dhe rreziku për goditje nga nxehtësia rritet ndjeshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë bërë të ditur se trupat e tre alpinistëve janë dërguar në Zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Coconino, ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tyre.

Rastet e fundit vijnë në një periudhë kur zyrtarët e parkut kanë raportuar një shtim të incidenteve të lidhura me temperaturat ekstreme, duke rikujtuar rrezikun që paraqet ekspozimi i zgjatur ndaj vapës në një nga destinacionet më të vizituara natyrore në Shtetet e Bashkuara.

Burimi: Bota Sot