Sepse: është Dëshmi dhe Porosi e Hyjnorit tim personal, GJERGJ KASTRIOTI, përbashkues i të gjithë (princave arbëror) dhe Simbol e Shpëtimtar i Arbërisë tonë. – Shqiptarët kanë një gjak. – Shqiptarët kanë një gjuhë. – Shqiptarët kanë një traditë e kulturë dhe – Shqiptarët e kanë një Flamur.
Jemi ne të gjithë bashkë. *Kombi është zjarri i dashurisë për atdheun, që vlon në gjakun tonë të lidhur me fise! *Gjuha e jonë Shqipe, që kuptohet vetëm me “Mitologjinë tonë Historike”, është Identiteti ynë kudo që jetojmë. *Atdheu është kurdo e kudo që jemi, është brenda nesh, ose në asnjë vend, ngase nga dashuria për shtëpinë ku kanë lindur të parët tanë, buron edhe dashuria për atdheun. *Simbolet janë të trashëguara nga paraardhësit tanë, që i mbajmë në djep nga lindja e deri në vdekje që mbulohemi, edhe pranë n’çdo varr. *Tradita e Kultura janë shtylla kurrizore e dinjitetit, identitetit dhe udhërrëfyes, që i lidh brezat përmes vlerave të trashëguara, duke e ruajtur dhe mbajtur gjallë shpirtin e popullit tonë.
Dhe kur t’gjitha këto “fakte kombëtare” të Hsitorisë sonë të lavdishme, me shumë gjak e lotë dhe sakrificë, ruhen e mbrohen dhe kultivohen që të trashëgohen për pasardhësit tanë, e tregojnë shkallën e Kombësisë Shqiptare të Shqipërisimit e të Shqiptarësisë së qëndrueshme dhe stabile.
