Të shtëna me armë pranë një zone të pyllëzuar në Suharekë, Policia

0%

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar mbrëmjen e së premtes banorët në Suharekë, duke bërë që në vendin e ngjarjes të dalin njësitë e Policisë së Kosovës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës , në rrugën “Milaim Bajrami”, pasi një qytetar njoftoi se kishte dëgjuar të shtëna nga një zonë e mbuluar me lisa, ku nuk ishte e mundur të identifikoheshin personat e përfshirë. Pas daljes në terren, patrullat policore nuk kanë hasur në asnjë person të dyshuar.

Megjithatë, gjatë kontrollit të lokacionit, njësia e Krimteknikës ka gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të një arme të shkurtër, me kalibër ende të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e personit apo personave që dyshohet se kanë shtënë me armë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com