Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë.
“Në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë) është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, pasi e kishin ndaluar për shkak të një kundërvajtjeje në komunikacion” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit. I dyshuari, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
