Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme. Trump e bëri njoftimin gjatë fjalës së tij në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku riktheu edhe kritikat ndaj liderit demokrat në Senat, Chuck Schumer, duke e quajtur sërish gabimisht “palestinez”.
“Do t’i dërgoj atij (Schumerit) një kostum të bukur palestinez nesër, në mënyrë që të mund të përshëndesë Bibi Netanyahun kur të vijë në qytet javën tjetër”, tha Trump. Duke vijuar komentet e tij, presidenti amerikan deklaroi se Schumer, i cili është hebre, “është bërë palestinez” dhe bëri shaka se ligji i sheriatit ishte “parimi i ri themelues” i senatorit demokrat.
Komentet e Trump kanë shkaktuar reagime edhe më parë. Organizatat që mbrojnë të drejtat e myslimanëve dhe hebrenjve në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht përdorimin e termit “palestinez” si fyerje ndaj Schumerit, duke e cilësuar atë si një gjuhë përçmuese dhe të papërshtatshme.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se Benjamin Netanyahu do të mbërrijë në Uashington të hënën dhe do të zhvillojë një takim me presidentin Donald Trump të martën. Sipas njoftimit, Netanyahu do të marrë pjesë gjithashtu në funeralin e senatorit amerikan Lindsey Graham.
Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut zhvillohet në një moment kur lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në muajin e pestë.
