Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në

0%

Shpërndaje në: Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë një shtetas kosovar i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar. Ai ishte duke iu shmangur drejtësisë në Kosovë.

Policia tha se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G., nga Kroacia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha