Vidhet një veturë në Gjilan

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjilan. Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vaqe Zela”, të premten në ora . “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, në garazhin e tij i kanë vjedhur veturën”, thuhet në raportin policor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Burimi: Telegrafi