Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur në stacionin policor në Prizren duke u ankuar se po ndihet i kanosur pasi në një intervistë në media emri iu përmend si i dyshuar për krime lufte. Siç ka bërë të ditur Policia, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Kanosje”.
Pas kësaj, personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, E.Sh. është ftuar dhe intervistuar si i dyshuar. Ai është liruar pas intervistimit, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.
