Zendaya tërhoqi gjithë vëmendjen me një stil të ri flokësh të frymëzuar nga Kleopatra dhe një fustan provokues me motive të rrjetës së merimangës, teksa pozoi përkrah bashkëshortit të saj, Tom Holland, në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Shangai, të premten.
Aktorja dukej mahnitëse, ndërsa prezantoi modelin e saj më të ri të flokëve, të gjatë deri në bel, të drejtë si pasqyrë dhe me balluke të shkurtra e të prera drejt. Duke i bërë sërish homazh pamjes ikonike të Kleopatrës, Zendaya zgjodhi një grim të guximshëm, të kompletuar me hije të errëta rreth syve.
Ajo dëshmoi edhe një herë se mbetet mbretëresha e stilit të frymëzuar nga rolet që interpreton, duke ekspozuar linjat e saj trupore me një fustan të dizajnuar me motive që ngjanin me rrjetën e merimangës. Zendaya Fustani ishte i zbukuruar me detaje të zeza me shkëlqim në formë rrjete, të kombinuara me pëlhurë të bardhë të valëzuar në skaje dhe një karficë argjendi vezulluese në bel.
Zendaya vuri në pah këmbët e saj falë një çarje shumë të thellë anësore deri në ijë, ndërsa kompletoi paraqitjen me taka të larta të bardha. Ylli i Hollywood-it, e cila në film interpreton personazhin MJ, e plotësoi pamjen me një orë luksoze me diamante dhe një palë vathë elegantë me gurë të çmuar. Zendaya, Tom Holland
