Vëllai iu etiketua si pjesëtar i grupit të Arkanit, Drejtori i

0%

Drejtori i Ekonomisë në Komunën e Prizrenit, Levent Bush, ka reaguar lidhur me pretendimet e publikuara në një televizion për vëllain e tij, Shahin Bush.

Në një deklaratë për RTK-në, shërbimi në gjuhën turke, Levent Bush ka thënë se raportimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit në disa media nuk përputhen me të vërtetën dhe ka mohuar se vëllai i tij është arrestuar apo ndaluar në ndonjë formë. Sipas tij, Shahin Bush është paraqitur sot në Prokurorinë e Prizrenit, ku ka bërë kallëzim penal lidhur me pretendimet e publikuara ndaj tij.

Esat Shala intervistohet në polici për kanosje, pas një paraqitjeje televizive Levent Bush ka mohuar gjithashtu se personi i paraqitur në disa pamje televizive, i cili është lidhur me grupe paramilitare serbe në vitin 1999, është vëllai i tij. Ai ka theksuar se këto pretendime janë tërësisht të pabaza, duke shtuar se Shahin Bush aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Levent Bush u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë raportimeve dhe pretendimeve që, sipas tij, nuk përputhen me të vërtetën.

Burimi: Telegrafi