CAS-i më 8 tetor shqyrton ankesën e Senegalit për finalen e Kupës së

0%

Shpërndaje në: Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të shqyrtojë më 8 tetor ankesën e Federatës së Futbollit të Senegalit kundër vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) për t’ia hequr titullin e Kupës së Afrikës. Rasti lidhet me finalen mes Senegalit dhe Marokut, të zhvilluar në Rabat, ku Senegali fitoi me rezultat 1:0.

Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika pas një episodi në minutat e fundit. Pas akordimit të një penalltie për Marokun, lojtarët e Senegalit u larguan përkohësisht nga fusha në shenjë proteste. Pas rreth 14 minutash, futbollistët e Senegalit u kthyen në lojë dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me fitore.

Por, CAF më pas mori një vendim, duke e regjistruar Marokun si fitues me rezultat zyrtar 3:0 dhe duke ia hequr Senegalit titullin e fituar në fushë. Federata Senegaleze e Futbollit e kundërshtoi këtë vendim dhe e dërgoi çështjen në CAS, duke kërkuar anulimin e vendimit të CAF-it dhe rikthimin e titullit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Seanca do të zhvillohet në Lozanë të Zvicrës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas shqyrtimit të argumenteve nga të dyja palët.

Burimi: Koha