Buzhala: Personi që më ka shpifur ka raporte me LVV-në dhe AKI-në

0%

Gazetari Berat Buzhala ka pretenduar se një person, të cilin e identifikon si Taulant, ka bërë publikime që, sipas tij, përmbajnë shpifje dhe gënjeshtra, ndërsa ka thënë se e ka denoncuar rastin në Prokurori dhe Polici.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka pretenduar se personi në fjalë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen shpesh në Kosovë, ndërsa ka bërë edhe pretendime për lidhje të tij me figura politike dhe institucione të sigurisë.

“Ky tipi e quan veten Taulant, jeton në Amerikë, vjen shpesh në Kosovë dhe ka raporte të ngushta me krerët e LVV-së dhe me AKI-në – me këta të AKI-së që i ka punësu Dejona”, ka shkruar Buzhala. Ai ka thënë se publikimet e personit në fjalë kanë shkaktuar që ai të ndihet i kërcënuar vazhdimisht. “Për shkak të rrenave të tij monstruoze unë vazhdimisht jam kërcënuar”, ka deklaruar Buzhala.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazetari ka përmendur edhe disa publikime të bëra nga personi që ai e akuzon, duke thënë se në njërin prej tyre janë publikuar fotografi të policisë së Serbisë me pretendimin se njëri prej personave në foto ishte babai i tij. Buzhala ka thënë se pret që çështja të përfundojë në Gjykatë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com