Llapi transferon qendërmbrojtësin Sorensen

0%

Shpërndaje në: Llapi ka transferuar qendërmbrojtësin Aris Sorensen. Sorensen së fundi luajti për Bellinzonan, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit zviceran. 25-vjeçari në Zvicër ka luajtur edhe për skuadra si Chiasso dhe Yverdon. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Sampdorias në Itali.

Sorensen, që ka pasaportë të Zvicrës, me Llapin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. “Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, Sorensen i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë është pjesë e ekipit për sezonet në vazhdim.

Sorensen përforcon fazën defensive të skuadrës dhe pritet të shtojë konkurrencën në këtë repart, duke i ofruar shtabit teknik zgjidhje për edicionin e ri të Superligës që fillon më 15 gusht”, ka shkruar klubi llapjan në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha