​Raporti i Avokatit të Popullit: Fëmijët e shurdhër po privohen nga

0%

Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime ex officio, i cili trajton çështjen e arsimimit cilësor dhe përdorimit të gjuhës së shenjave për personat e shurdhër në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit, hetimi është iniciuar pas shqetësimeve të ngritura nga individë dhe organizata të shoqërisë civile se një numër i konsiderueshëm i personave të shurdhër, megjithëse përfundojnë arsimin e mesëm me nota të larta, nuk arrijnë të zotërojnë shkathtësitë bazë të shkrim-leximit.

Gjatë hetimit, Avokati i Popullit ka zhvilluar komunikim me Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren dhe ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës informacione lidhur me kurrikulat, përgatitjen profesionale të stafit mësimdhënës, përdorimin e gjuhës së shenjave dhe masat për ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit e shurdhër dhe ata me dëmtime në dëgjim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raporti konstaton se, pavarësisht garancive kushtetuese dhe ligjore, fëmijët e shurdhër vazhdojnë të përballen me pengesa serioze në realizimin e së drejtës për arsim cilësor.

Sipas Avokatit të Popullit, mungesa e personelit të specializuar, e mësimdhënësve të trajnuar në gjuhën e shenjave, e interpretëve, e materialeve të përshtatshme mësimore dhe e mekanizmave efektivë të vlerësimit cenon cilësinë e arsimit dhe rrit rrezikun e diskriminimit.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të zbatojë në mënyrë efektive dispozitat për arsimin gjithëpërfshirës, të angazhojë staf të specializuar shumëdisiplinar në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”, të forcojë zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe interpretëve të gjuhës së shenjave, si dhe të zhvillojë inspektime të rregullta për monitorimin e cilësisë së arsimit.

Burimi: Bota Sot