Mbahet konferenca me moton ‘Gratë në Biznes në Kosovë’

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës dhe UN Women, do të organizojë sot konferencën “She Rises 2026”. Konferenca mbahet me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progresi dhe vizion për të ardhmen” dhe i kushtohet fuqizimit të grave ndërmarrëse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime kryeministri në detyrë Albin Kurti, shefi në detyrë i Zyrës së BE-së në Kosovë, Cyprien Francois, si dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Të pranishmëve do t’u drejtohen edhe ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, Lendita Kastrati nga G7, Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave dhe Vlora Tuzi Nushi nga UN Women. Konferenca synon të prezantojë arritjet e grave në biznes gjatë dekadës së fundit dhe të diskutojë perspektivat për të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot