Tornike si vëllai i madh, shkëlqen në debutim

0%

Shpërndaje në: Gjeorgjiani Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit të Paris Saint-Germainit, Khvichas, ka shkëlqyer në debutim për Dinamo Tbilisin, në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Tbilisi mposhti Zhalgirisin me rezultatin 3:0, ndërsa Tornike shkëlqeu.

Ai ka luajtur stil të ngjashëm të vëllait, me depërtime nga krahu i majtë, dhe ishte thuajse i pagabueshëm. Tornike është vetëm 16-vjeçar ndërsa është në sytë e Bayern Munichut. Ai ishte në prova te bavarezët dhe i ka kryer me sukses ato. Pasi Gjeorgjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Tornike nuk mund të transferohet te Bayern Munichu para moshës 18-vjeçare.

The club that is faster and smarter than the rest will land Tornike Kvaratskhelia, a carbon copy of his brother. — LNL_Football (@LNL_FootAnalyst) July 24, 2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha