Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët, me intervale me diell dhe vranësira të pakta. Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullatës, ndërsa temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës mund të shkaktojnë ndjenjë lodhjeje dhe shqetësime te personat e ndjeshëm.
Kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të mira për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe kryerjen e punimeve sezonale në fushë. Temperaturat e favorshme dhe lagështia e mbetur në tokë nga reshjet e ditëve të kaluara do të krijojnë kushte të përshtatshme për vegjetacionin.
Duke pasur parasysh se gjatë javës së ardhshme priten reshje shiu, nuk parashitet rrezik i theksuar nga mungesa e lagështisë në tokë. IHMK njofton se indeksi UV do të mbetet i lartë gjatë fundjavës, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit në intervalin kohor –, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat që punojnë në ambiente të hapura.
Të shtunën, mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 28 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s. Kurse të dielën, parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.
