Një pushkë automatike AK-47, një pistoletë, pesë karikatorë dhe gjithsej 181 fishekë janë sekuestruar gjatë kontrollit të një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në fshatin Manastirc të Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, kontrolli është realizuar më nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, në bazë të një urdhërese me shkrim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Kontrolli është kryer në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit F.H., 35-vjeçar. Sipas njoftimit të datës , gjatë kontrollit, në garazhin që ndodhej në oborrin e të dyshuarit, përkatësisht në bagazhin e një automjeti BMW, ngjyrë e zezë, në pronësi të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri, pushkë automatike AK-47, tre karikatorë me gjithsej 139 fishekë, një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë me gjithsej 42 fishekë.
Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti mbetet nën hetim.
