Haiti – Kombëtarja e parë që eliminohet nga Kupa e Botës 2026

0%

Haiti është bërë përfaqësuesja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në Philadelphia. Kombëtarja nga Karaibet, e cila po merr pjesë në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1974, nuk arriti t’i bëjë ballë cilësisë së brazilianëve dhe pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve.

Në qendër të vëmendjes ishte Matheus Cunha, i cili realizoi dy gola për Brazilin, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Vinicius Junior. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti dominoi takimin dhe siguroi tri pikë të rëndësishme pa hasur vështirësi të mëdha.

Pavarësisht përpjekjeve gjatë gjithë ndeshjes, Haiti e pati të vështirë të krijonte raste të pastra shënimi ndaj njërit prej favoritëve kryesorë për triumfin në këtë turne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para dhe pa asnjë pikë të grumbulluar, Haiti nuk ka më asnjë mundësi matematikore për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që përshëndetet me Botërorin e zgjeruar me 48 ekipe.

Në anën tjetër, Brazili ka forcuar pozitën e tij në grupin C dhe është shumë pranë sigurimit të kualifikimit për në fazën tjetër të garës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi