Legjenda holandeze, Marc Van Bommel është emëruar sot si selektor i kombëtares së Belgjikës. Ai ka zëvendësuar Rudi Garcian, derisa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në përfundimin e EURO 2028. Ish-futbollisti i Bayernit, Milanit e Barcelonës tha se është nder i madh të jetë trajner i Belgjikës, derisa premtoi se do të ndërtoj një ekip për të konkurruar me më të mirët.
“Është një nder i madh të bëhem trajner kryesor i Belgjikës. Dua të falënderoj Shoqatën Mbretërore Belge të Futbollit për besimin e tyre tek unë. Belgjika ka lojtarë të shkëlqyer dhe potencial të madh. Së bashku me stafin tim të trajnerëve, duam të ndërtojmë një ekip të disiplinuar, ambicioz dhe mjaftueshëm të guximshëm për të konkurruar me më të mirët.
Suksesi nuk është kurrë i garantuar, por puna e palodhur, ndershmëria dhe përkushtimi janë. Do të japim gjithçka për ta ndihmuar këtë ekip të përmirësohet çdo ditë dhe për ta bërë popullin belg krenar. Pres me padurim të takoj lojtarët, stafin dhe tifozët, dhe të fillojmë këtë kapitull të ri së bashku.”, ka deklaruar Marc Van Bommel. Ai do të nis punën si trajner i Belgjikës me 15 gusht.
