​Jagxhiu: Kriza institucionale nuk pritet ta pengojë procesin për

0%

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u pyet nëse kriza institucionale dhe moskonstituimi i Kuvendit mund të ndikojnë në procesin e negociatave për marrëveshjen për heqjen e roamingut me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh se zbatimi i saj pritet të nisë vitin e ardhshëm, varësisht nga ecuria e negociatave.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë, tha se me vendimin e sotëm do të formohet ekipi negociator, i cili do të zhvillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Jagxhiu: Kriza institucionale nuk pritet ta pengojë procesin për heqjen e roamingut “Sot u bë një hap i rëndësishëm, pasi u miratua nisma për këtë marrëveshje.

Në bazë të këtij vendimi të Qeverisë, ne e formojmë ekipin negociator, i cili do të zhvillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Në momentin kur arrihet marrëveshja, ajo nënshkruhet me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e më pas ratifikohet nga presidentja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë rast specifik nuk ka ndonjë pengesë që të gjithë këtë cikël të realizimit ta përfundojmë, pavarësisht çështjes së konstituimit të Kuvendit.”, u shpreh Jagaxhiu.

Burimi: Bota Sot