Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Belgjikës e ka zyrtarizuar Marc van Bommelin si përzgjedhës të ri. Ish-futbollisti i Holandës nënshkroi kontratë të vlefshme deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2028. Van Bommeli ka përvojë si trajner te skuadra e PSV Eindhovenit, Wolfsburgut dhe Antwerpit. E ka fituar titullin dhe Kupën e Belgjikës në edicionin 2022/23 me Antwerpin.
Van Bommel si futbollist ka luajtur te PSV-ja, Barcelona, Bayern Munichu dhe Milani, ndërsa 79 ndeshje i pati për Holandën. Luajti edhe në finale të Botërorit 2010. “Synimi është të ndërtojmë disiplinë dhe guxim që mund të konkurrojmë me përfaqësueset më të forta si të barabartë.
Nuk ka garanci për sukses, por mund t’u premtoj dedikim maksimal, punë të pastër dhe dëshirë të madhe për përparim”, deklaroi Van Bommel.
