Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin të

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme. Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, Kurti mirëpriti caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Kurti: Zgjedhjet në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të panevojshme “Më 7 qershor për herë të tretë patëm zgjedhje për kuvendin e Kosovës. Të parat ato të 9 shkurtit 2025 ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit të plotë katër vjeçar. Ndërsa dy proceset pasuese zgjedhore të dyja të parakohshme në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të evitueshme dhe të panevojshme.

Caktimi i datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të kuvendit nga U.D së Presidentes Albulena Haxhiu është e mirëpritur. Partitë politika secila sipas hises që populli i ka dhënë gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai përmendi edhe takimet që ka mbajtur më 10 korrik me krerët e PDK dhe LDK, duke përmendur që Aleanca nuk pranoi ftesën. Kurti tha se interesi shtetëror duhet të vihet në rendin e parë, duke u bërë thirrje partive politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të Kosovës.

Kurti: Veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë “Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi iu seancës për konstituimin e kuvendit, para se të kalojmë tek zgjedhja e qeverisë së re dhe presidentit ose presidentes së re.

Për legjislaturën dhe ekzekutivin e ri nevojitet shumica e thjeshtë, ndërsa për presidentit së paku një dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para 15 viteve kërkohet prania e 2/3 të deputetëve andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij e tejkalon një parti politike.

Në këtë frymë saktësisht dy javë më parë, më 10 korrik zhvillova takime konsultative me krerët e PDK dhe LDK, ndërkaq sërish shprehim keqardhje që Aleanca nuk e pranoi ftesën. Teksa koha ecën veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”, tha Kurti.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka caktuar të premten datën 6 gusht ora seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Bota Sot