Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident trafiku që ka ndodhur në Drenas, ku janë përfshirë tri automjete. Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. “Rreth orës , në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti. Policia është duke i zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.
Aksident në Zabel të Drenasit, s’dihet nëse ka të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
