Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike. Ai ka theksuar se secila parti gjendet para përgjegjësisë për formimin e institucioneve të reja. Kurti e ka mirëpritur caktimin e datës 6 gusht për mbajtjen e seancës konstituive.

Ai përmendi takimet me krerët e LDK-së dhe PDK-së për formimin e institucioneve, duke shtuar se “veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”. “Partitë politike secila sipas hises që populli i ka dhënë, gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja përfshirë zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, para se të kalojmë te zgjedhja e Qeverisë së re dhe më pas zgjedhja e presidentit ose presidentes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për legjislaturën e re siç e dimë nevojitet shumica e thjeshtë, ndërsa për presidentin ose presidenten, në dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Kushtetueses kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij ose saj e tejkalon një parti politike”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: Koha