Komuna e Ferizajt vendos rregulla të reja për furnizimin e bizneseve

0%

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data do të hyjnë në fuqi kufizime të reja për qarkullimin e mjeteve motorike të furnizuesve dhe shpërndarësve të mallrave në zonën brenda shesheve të qytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, vendimi është marrë me qëllim të rritjes së sigurisë në shesh, parandalimit të qarkullimit të automjeteve të paautorizuara, garantimit të sigurisë së qytetarëve, menaxhimit më efikas të komunikacionit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Komuna ka bërë të ditur se hyrja dhe dalja e mjeteve të furnizimit do të lejohet vetëm përmes rrugës lidhëse “Wesli Clark”, në intervalin kohor nga ora deri në orën . Po ashtu, bizneset obligohen që furnizimin dhe shpërndarjen e mallrave ta organizojnë dhe ta përfundojnë brenda këtij orari, pasi të jenë pajisur me miratimin (lejen) përkatëse nga organet kompetente të Komunës së Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet komunale kanë kërkuar bashkëpunimin e bizneseve për zbatimin e këtij vendimi, i cili synon rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit të hapësirave publike në qendër të qytetit.

Burimi: Telegrafi