KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 16 lidhje ilegale në rrjetin e

0%

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të kontrollit dhe inspektimit të zhvilluara këtë javë në Njësinë e Prizrenit janë evidentuar 16 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit. Sipas kompanisë, kontrollet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta për identifikimin dhe parandalimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se ndaj shkelësve do të ndërmerren të gjitha veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Nga kompania u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lidhje të paautorizuar dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e ujit të pijshëm, duke e konsideruar atë një pasuri të përbashkët që duhet të ruhet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi