UEFA ka vendosur ta gjobisë Hajdukun e Splitit me 24 mijë euro për ndërprerjen e shkurtër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës kundër Zilina-s, e zhvilluar më 16 korrik.
Sipas mediumit kroat “Index”, lajmi më i mirë për klubin kroat është se UEFA nuk e aktivizoi dënimin me ndalimin e tifozëve në ndeshjet si mysafir, pavarësisht se një masë e tillë i kanosej Hajdukut. Kjo do të thotë se tifozët e skuadrës nga Spliti do të mund ta mbështesin ekipin në ndeshjen e kthimit ndaj Pafosit në Qipro, më 30 korrik.
Hajduku fitoi ndeshjen e parë në Split me rezultat 2:0. Çfarë ndodhi në Sllovaki? Rreth 1.500 tifozë të Hajdukut udhëtuan në Sllovaki dhe gjatë gjithë ditës nuk pati incidente serioze. Bashkëpunimi mes policisë sllovake dhe delegacionit të Hajdukut u vlerësua si shumë i mirë.
Problemi ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur një grup i vogël tifozësh hodhi disa gota plastike drejt rrjetës mbrojtëse, ndërsa sipas raportit të delegatit u hodhën edhe disa ulëse. Gjyqtari e ndërpreu për pak sekonda takimin, ndërprerje që u regjistrua zyrtarisht dhe u raportua në UEFA.
Rreziku nga dënimi me kusht Hajduku kishte një dënim me kusht të shqiptuar nga UEFA para dy vitesh për sjelljen e tifozëve në ndeshjet evropiane kundër HB Torshavn dhe Ruzomberokut. Përveç një gjobe prej 50 mijë eurosh, UEFA kishte vendosur edhe ndalimin me kusht të shitjes së biletave për një ndeshje si mysafir në garat evropiane.
Megjithatë, UEFA vlerësoi se incidenti në Zilina-n nuk ishte aq i rëndë sa për ta aktivizuar atë masë, ndaj tifozët e Hajdukut do të jenë të pranishëm në përballjen e ardhshme evropiane në Qipro,.
