Banorët e rrugës “Aziz Kelmendi”, në lagjen Arbana të Prizrenit, kanë ngritur shqetësimin për një shtyllë të dëmtuar, e cila, sipas tyre, paraqet rrezik për sigurinë e banorëve dhe të kalimtarëve. Sipas banorëve, gjendja e shtyllës është shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim që të parandalohet ndonjë incident i mundshëm.
Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse, përkatësisht kompanisë KEDS, që të dalë në terren sa më parë dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për sanimin e dëmtimit. Banorët theksojnë se eliminimi i këtij rreziku është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve që banojnë dhe qarkullojnë në këtë pjesë të lagjes Arbana.
