Ja si FIFA do ta dëmshpërblejë Barcelonën

0%

Dëmtimi i Frenkie de Jong është një goditje e rëndë për lojtarin dhe trajnerin Hansi Flick, i cili humbet një nga shtyllat e mesfushës në prag të sezonit të ri. Mesfushori holandez pësoi këputje të ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë gjatë Botërorit dhe do të mungojë për disa javë.

Sipas Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, klubet kanë të drejtë për kompensim financiar kur një futbollist dëmtohet me kombëtaren dhe mungon mbi 28 ditë. Në rastin e De Jong, ky kusht do të plotësohet, ndaj Barcelona do të përfitojë dëmshpërblim.

Rregullorja parashikon një shumë maksimale prej 7.5 milionë eurosh për çdo dëmtim, me kompensim ditor deri në 20.548 euro, për maksimumi 365 ditë. Shuma përfundimtare do të varet nga kohëzgjatja e rikuperimit. De Jong ka zgjedhur për momentin trajtim konservativ, duke shmangur operacionin, megjithëse ndërhyrja kirurgjikale mbetet një mundësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flick nuk do ta ketë në dispozicion në startin e sezonit, ndërsa Barcelona nuk planifikon të ndryshojë strategjinë e saj në merkato për mesfushën.

Burimi: Bota Sot