Mick Jagger: S’ka asgjë pozitive rreth plakjes

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Ylli Mick Jagger ka thënë se plakja nuk ka asgjë pozitive, duke pranuar se me kalimin e viteve ka humbur një pjesë të kujtesës dhe nuk e ka më të njëjtën energji fizike, ka shkruar NME. “Nuk ka asgjë të mirë te plakja. Asgjë. Nuk fiton urtësi, përkundrazi i harron gjërat.

Ndoshta kam thënë gjëra të mençura gjatë jetës, por tani nuk i mbaj mend”, ka thënë këngëtari 82-vjeçar i grupit të mirënjohur, The Rolling Stones, në podcastin “The Interview” të The New York Times Ani pse vazhdon të jetë aktiv, a ka shtuar se mosha sjell kufizime fizike. “Nuk është e këndshme. Nuk mund t’i bësh gjërat aq shpejt sa do dhe fizikisht nuk je më i aftë si dikur.

Mund t’i bësh ende, por duhet të jesh shumë më i kujdesshëm”, ka thënë ai. Jagger ka folur edhe për ndikimin që fama shumëvjeçare ka pasur në jetën e tij, duke pranuar se shpesh ndihet i shkëputur nga realiteti. Edhe Showbiz 2 j. më parë Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë e mia ishin më të mira “Jeta ime nuk është normale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë njerëz të showbizit rrinë vetëm me njerëz të showbizit dhe, me kalimin e kohës, shkëputesh nga ajo që quhet ‘jeta e vërtetë’”, ka thënë ai. Për të qëndruar me këmbë në tokë, ai përpiqet të bëjë gjëra të zakonshme. “Dal vetëm në rrugë dhe bëj gjëra normale”, ka thënë Jagger. Megjithatë, ai ka pranuar se kjo ndihmon vetëm përkohësisht.

“Psikologjikisht, gjendja jote mendore ndryshon përgjithmonë”, ka thënë ai. Edhe Showbiz 7 muaj më parë Vdiq në moshën 80 vjeçe disenjatori britanik i veshjeve ikonike të Duran Duran e David Bowie Jagger ka theksuar gjithashtu se nuk dëshiron të japë mesazhe politike gjatë koncerteve të The Rolling Stones, sepse synimi i tij është që publiku të harrojë për pak orë problemet e përditshme.

“Detyra ime është që njerëzit të kalojnë sa më bukur për dy orë dhe të harrojnë hallet e tyre. Nuk jam aty për t’u mbajtur leksione”, ka thënë artisti.

Burimi: Koha