Dënimi i Shpend Ahmetit me 2 vjet burgim, Gjykata e obligon edhe për

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët se ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka bërë të ditur se Ahmeti është dënuar me dy vjet burgim dhe me gjobë në shumën prej 5 mijë eurosh.

“I akuzuari Sh.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Rasti ka të bëjë me veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Ahmeti është obliguar që, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të paguajë edhe 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com