Modelja e njohur amerikane, Bella Hadid, raportohet se i ka dhënë fund lidhjes së saj më shumë se dyvjeçare me kalorësin profesionist të rodeos, Adan Banuelos, në një mënyrë të papritur. Sipas raportimeve të mediave rozë, Hadid dyshohet se e ka “zhdukur” (ghosted) partnerin e saj, duke ndërprerë komunikimin pa një ndarje të drejtpërdrejtë.
Thuhet se Banuelos nuk ishte në dijeni se lidhja kishte përfunduar, derisa lajmet për ndarjen e tyre nisën të qarkullonin në media. Çifti kishte nisur lidhjen në vitin 2023 dhe për një kohë u shfaqën shpesh bashkë, duke ndarë momente nga jeta e tyre private.
Bella Hadid, Adan Banuelos Marrëdhënia e tyre ishte komentuar si një romancë jashtë vëmendjes së zakonshme të Hollivudit, me Hadid që kishte treguar mbështetje për karrierën e Banuelos në botën e kalërimit. Deri tani, as Bella Hadid dhe as Adan Banuelos nuk kanë bërë një reagim zyrtar për raportimet rreth ndarjes. Bella Hadid, Adan Banuelos
