IKKL siguron mbi 1,600 dokumente arkivore gjatë vizitës në Strugë dhe

0%

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka realizuar një vizitë zyrtare në Strugë dhe Dibër, në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të misionit për grumbullimin dhe dokumentimin e materialeve arkivore që dëshmojnë dëbimin e qytetarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Strugë, delegacioni u takua me përfaqësues të Shoqatës “Nënë Tereza”, të cilët i dorëzuan Institutit 1,600 dokumente arkivore me vlerë historike. Po ashtu, IKKL pranoi materiale elektronike dhe dokumente nga individë e bashkëpunëtorë të tjerë që kanë ruajtur dëshmi të periudhës së luftës.

Delegacioni zhvilloi takime edhe me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Çyra, si dhe me personalitete të tjera, të cilët shprehën gatishmërinë për të mbështetur ruajtjen dhe dokumentimin e dëshmive të luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Misioni vazhdoi në Dibër, ku Instituti pranoi materiale të rëndësishme arkivore dhe intervista nga dëshmitarë të luftës, ndërsa u takua edhe me përfaqësues të Komunës së Dibrës, Shoqatës “Nënë Tereza”, Shoqatës humanitare “Hëna”, OJQ-së “El Hilal” dhe individë që kishin kontribuar në strehimin dhe ndihmën për qytetarët e Kosovës gjatë viteve 1998–1999.

IKKL theksoi se vizita ka kontribuar në pasurimin e fondit dokumentar të Institutit dhe shprehu mirënjohje për institucionet, organizatat dhe individët që kanë ofruar materiale dhe mbështetje për dokumentimin e krimeve dhe dëbimit të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës.

Burimi: Bota Sot