Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

0%

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor për mosdeklarim të pasurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që ta dënojë Ahmetin me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, gjykata e ka gjetur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës për veprën penale që lidhet me mosdeklarimin e pasurisë, duke i shqiptuar dënimin me burg dhe gjobën financiare. Rasti ka të bëjë me mosdeklarimin e shumës prej 172 mijë e 600 eurosh.

Burimi: Bota Sot