Bylis perfekt në miqësore, ballshiotët luajnë “poker” përballë

0%

Bylis perfekt në miqësore, ballshiotët luajnë “poker” përballë Apolonisë! Pas rënies nga “Abissnet Superiore”, Bylis po rimëkëmbet, teksa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku do të militojë në Kategorinë e Parë. Së fundmi, ballshiotët kanë luajtur edhe një ndeshje miqësore. Byliss ka fituar përballë Apolonisë, një sfidë miqësore të cilën e ka dominuar nga fillimi e deri në fund.

Dueli përballë fierakëve, ka përfunduar me shifrat 4-1 në favor të “bardhekuqve”. Golat për Bylisin u shënuan nga Walisson, Riruai, Hodo dhe Adeduro. Një sinjal pozitiv ky për ballshiotët, të cilët e nisin fazën përgatitore me një fitore “poker”.

Burimi: Bota Sot